Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KGJK nuk tërhiqet nga kërkesa që të mos u ulet paga

    19/12/2022 21:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka theksuar gjatë ditës se nuk janë tërhequr nga kundërshtimi i ligjit të pagave, që do t’ua ulte ndjeshëm pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zogaj në një organizim të KGJK-së, ka folur edhe për punën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Ai ka theksuar se deri më tani i kanë dërguar disa gjyqtar në Mitrovicë, përderisa janë duke e hartuar një plan veprimi për vitin 2023.

    Prej më shumë se një muaji, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Veriore nuk po vazhdon normalisht. Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, ka bërë që shumë seanca të dështojnë.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka treguar se janë duke e hartuar një plan veprimi për punën e kësaj gjykate në vitin 2023.

    “Kemi transferuar disa gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, një nga Istogu, dy nga dega në Vushtrri dhe shumë shërbime të tjera administrative të Gjykatës po suportohen nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Gjykata Supreme. Ne jemi shumë optimist që edhe në fillim të muajit shkurt, edhe gjyqtarët të cilët janë aktualisht në programin fillestar në Akademinë e Drejtësisë do të kthehen në Gjykatë, pra do të dalim nga situata urgjente”, ka theksuar Albert Zogaj, Kryesues i KGJK-së.

    Zogaj, në këtë organizim të KGJK-së, ka folur edhe për funksionimin e gjyqësorit në përgjithësi.

    Ai ka theksuar se vazhdojnë ta kundërshtojnë qeverinë e Kosovës, që përmes ligjit të ri të pagave, po synon uljen e pagave për gjykatës dhe prokuror.

    “Ne tashmë kemi një vendim të Gjykatës, të cilin nuk e diskutojmë dhe të gjithë besoj se duhet me e respektua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për statusin e gjyqtarit dhe pagat është i qartë. Unë besoj se është krijua edhe opinioni publik se cili duhet të jetë statusi i gjyqtarit, pagat dhe garancionet dhe cilat duhet të jenë sjelljet e qeverisë konfirmo këtij diskutimi”, ka shtuar Zogaj.

    Përderisa Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial akoma nuk kanë ofruar ndonjë zgjidhje, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se ajo mund të gjendet.

    “Do të ishte e udhës që qeveria të krijoj një infrastrukturë të re ligjore, një ligj të ri, që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rregullohen me ligj të veçantë dhe të mos preken më, të mos luhaten ose nëse vjen deri tek rritja e tyre të bëhet në raport me performancën ose vlerësimin e gjyqtarëve”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku – KDI.

    Në kundërshtim të uljes së pagave, Gjykatat dhe Prokuroritë për disa javë ndalën punën, duke e ndërprerë grevën vetëm pas vendimit të Gjykatës Themelore, që e pezulloi vendimin e qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta

    Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

    I anulohet suspendimi gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës

    Të Fundit

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.