Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KGjK ia ofron mbi 61 mijë euro dëmshpërblim Naser Pajazitajt, i refuzon pasi kërkoi mbi 1 milion

    23/12/2023 09:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka vendosur që Naser Pajazitajt i cili akuzohej për vrasjen e D.P.,, ta dëmshpërblejë me 61 mijë e 777 euro e 16 centë, përkundër se i njëjti kishte kërkuar shumën prej 1 milion e 150 mijë e 985 euro, për privim nga liria pa bazë.

    Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Koordinatori i Njësisë për Çështje Ligjore, në KGjK, Astrit Hoti.

    Mirëpo, i njëjti tha se ky vendim i KGjK-ës është refuzuar nga Naser Pajazitaj.

    Po ashtu, i pakënaqur me këtë vendim u shpreh edhe mbrojtësi i Pajazitajt, avokati Ahmet Tahiri i cili tha këtë vendim e kanë refuzuar dhe tutje do të ushtrojnë padi në gjykatë.

    Gjykata Supreme më 6 prill 2023, e ka liruar nga Naser Pajazitajn nga akuza për vrasjen e D.P., me arsyetimin se nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e Pajazitajt.

    Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e kishte dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e D.P., në nëntor të 2015-ës.

    Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit mbi dënimin. Ndërsa, Prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

    Kurse, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, kishte marrë  vendim, me të cilin ia kishte ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt.

    Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

    Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.

    Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e D.P., por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

    Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

    Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

    Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë. Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, më 27 maj 2021, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë. Më pas, Apeli e ka kthyer çështjen në rigjykim. 

    Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën D.P., nga po i njëjti fshat.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta

    Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

    I anulohet suspendimi gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane del nga Presidenca

    Aksident tragjik në Borizanë të Krujës, një i vdekur dhe tre të plagosur

    Aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.