KFOR publikon pamje të ushtarëve amerikanë e gjermanë duke patrulluar
Ushtarët amerikanë dhe ata gjermanë të misionit të KFOR-it, kanë patrulluar së fundi përgjatë vijës kufitare administrative.
Në një njoftim për media, KFOR ka theksuar se kjo bëhet për të garantuar një mjedis të sigurt.
“Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryen patrulla përgjatë vijës kufitare administrative në Kosovë për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë në mënyrë rutinore patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës për të ruajtur stabilitetin në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë” – thuhet në njoftim.