Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    15/05/2025 23:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tri rrugë ilegale gjithsej të cilat i mbylli policia e Kosovës në veri të vendit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ka hapur para pak javësh KFOR-i. 

    Rrugët janë dytësore, por edhe vështirë të kalueshme. Lëvizjet të qytetarëve nuk vërehen, e shtëpitë janë të pakta.

    Rruga që të shpije për në shtetin fqinj, në Banjë të Zubin Potokut në veri të vendit, frekuentohet nga banorët lokalë.

    E në këtë lokacion në rrugën ilegale, e cila u përdor edhe me 24-shtator nga grupi terrorist serb, që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, për çka menjëherë pas sulmit, policia e Kosovës departamenti i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë e mbylli këtë rrugë për të parandaluar kontrabandën, por edhe grupet e ngjashme që mund të cenojnë sigurinë e vendit.

    Por, para pak ditësh, e njëjta u hap nga pjesëtarë të trupave paqeruajtëse në Kosovë.

    Siç mësohet këtë rrugë tash mund ta përdorin shumë lehtë kontrabanduesit, por edhe grupet që mund ta cenojnë sigurinë e vendit.

    Përveç këtij lokacioni, ngjashëm ka vepruar KFOR-i edhe në dy lokacione tjera duke i mbyllur llogoret e hapura nga Policia e Kosovës

    Kjo ka ndodhur në këtë lokacion në Banjë në afërsi të Bërnjakut dhe ajo në fshatin Qirkoviq në Jarinje.

    Këto rrugë tashmë po monitorohen nga NJSHN-ja përmes sistemeve dhe metodave të ndryshme për të siguruar zonat që cilësohen me rrezikshmëri në veri të vendit.

    Për më tepër burime të tëvë1 bëjnë të ditur se rruga e Banjës në Zubin Potok së shpejti do të mbyllet nga Policia e Kosovës.

    KFOR-i thotë se këto hendeqe janë mbushur për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Për të shmangur çdo rrezik tensioni dhe keqkuptimi përgjatë ABL-së, KFOR-i pasi kishte informuar gjitha palët- duke përfshirë organizatat e Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbe, mori përsipër të mbush ato llogore nën mandatin e tij afatgjatë bazuar në Rezolutën e Sigurisë 1244 të OKB-së të vitit 1999 marrëveshjen ushtarake teknike, KFOR-i është autoriteti përfundimtar përgjegjës për integritetin dhe kontrollin e ABL”, thuhet nga KFOR-i.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në veri të vendit pas sulmit në Banjskë të Zveçanit janë mbyllur mbi 25 rrugë ilegale që janë shfrytëzuar nga kontrabandues të ardhur nga Serbia. /Teve1

    Artikuj të ngjashëm

    Komandanti i KFOR-it për çështjen Kosovë-Serbi: Zgjidhja është përfundimisht politike e jo ushtarake

    Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

    Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.