Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës kufitare administrative.
Kështu ka bërë të ditur KFOR-i, që thotë se patrullimet e tilla janë pjesë e misionit të përditshëm.
Sipas KFOR-it, këto patrullime janë të përqendruara në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet e vendit.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” deklaron KFOR-i.