Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19

Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima janë dy gra të moshës mbi 80 vjeç.

Njëra nga gratë është nga Prishtina, ndërsa tjetra nga Podujeva.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjisturar edhe 427 raste të reja me COVID-19.

Komuna që ka regjistruar më së shumti raste edhe sot është ajo e Prishtinës me 160, pastaj Mitrovica 48, Peja 21, Gjilani 21 dhe Gjakova 18.

Reklama