Në Kosovë turizmi në vitet e fundit ka shënuar rritje dhe po kthehet një traditë dimerore, shkruan GazetaDemos.
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, duke filluar nga liqejt, ujëvarat e deri tek malet të cilat nuk janë më atraksione që vizitohen vetëm në sezonin veror, pasi që qytetarët e Kosovës kanë një interes të jashtëzakonshëm për turizmin dimëror të cilin e ofron vendi ynë.
Tri vendet më të frekuentuara nga si në sezonin veror e poashtu edhe në atë dimëror janë Boga, Brezovica dhe Prevalla.
Boga
Është atraksioni më i madh turistik gjatë stinës së dimrit në Kosovë e cila është në rajonin e Rugovës së Pejës në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit.
Boga poashtu ofron shumë mundësi për të kaluar ditë dhe kohë të mrekullueshme aty. Duke filluar nga shtëpizat e shumta të veshura nga druri të vendosura anash. Skaj shtëpizave ndodhet edhe shtegu për skijim i cili mund të shfrytëzohet si nga të rriturit ashtu dhe nga fëmijët.
Boga gjithashtu ofron mundësinë për të ndjekur trajnime në shkollat për skijim për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë sportin e skijimit.
Boga iu ofron mundësinë të eksploroni natyrën e saj me anë të teleferikut i cili ka gjatësi deri në 1000 metra. Pamja që shihni nga teleferiku është magjepëse.
Në pjesën e poshtme të Bogës ndodhen restaurantet të cilat frekuentohen për të kaluar kohë të paharrueshme kohën e darkës. Duke e përmbyllur kështu një ditë të mrekullueshme dhe me shumë aktivitete në Bogë.
Brezovica
Është një fshat me pamje piktoreske e cila ofron aktivitete te shumta për adhuruesit e sporteve dimërore shtrihet në pjesën verilindore të maleve të Sharrit në 2.5000 metra lartësi mbi nivelin e detit poashtu e njohur si qendra më e madhe e skijimit në Kosovë.
Numri i pushuesve të cilët vizitojnë Brezovicën është shumë i madh, sidomos gjatë vikendit ku të gjithë dëshirojmë të largohemi nga qytetet dhe të shijojmë zonat malore që ofron Kosova dhe malet e sharrit.
Kompleksi sportiv i Brezovicës ofron shtigje të gjera të skijimit duke përfshirë kështu edhe një sistem i cili përbëhet prej katër teleferikëve dhe tre ski-liftave që janë të lidhura me 16 kilometra pistë skijimi pistat janë të gjera dhe me struktura të ndryshme.
Duke filluar nga pista e quajtur “Livadhi i Madh” e cila frekuentohet nga skitarë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, deri tek pistat e vështira si “Qafa e Shqiponjës” dhe “Qafa e Luanit” të cilat frekuentohen vetëm nga skitarë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme.
Poashtu Brezovica posedon dhe teleferik dhe ski-liftat të cilët janë të disponueshme që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe pamja që duket nga teleferiku është magjepëse.
Brezovica posedon dhe akomodim në villa të cilat ofrohen me qera për pushuesit deri tek zhvillimi i sporteve dimërore.
Prevalla
Është fshat turisik e cili është e vendosur në Malet e Sharrit, ndodhet 28 kilometra larg Prizrenit, dhe shtrihet në një lartësi prej 1800 metra mbi nivelin e detit dhe më së shumti frekuentohet gjatë stinës së dimrit.
Edhe Prevalla ofron qendër skijimi e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore, është vendi ideal për skitarë profesionistë, por mbi të gjitha, për ata fillestar për shkak të terenit të përshtatshëm që ka.
Vizitoret në Prevallën eksplorojnë duke ecur, ku perveç shtegut te skijimit egziston edhe shtegu i ecjes në borë. Gjatë ecjes pamja nga lumenjtë “Lumbardhi” dhe “Lepenci” të cilët rrjedhin në territorin e Prevallës, japin një pamje sa realksuese aq edhe pitoreske.
Ajo që e bënë të vecantë dhe më shumë Prevallën janë restaurantet të cilat ku pothuajse të gjitha ushqimet janë përgatitura nga përbërësit natyral që kultivohen pikërisht në zonë./GazetaDemos/