Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka lajmëruar rritjen e koeficientit për paga në vlerë prej 105 eurove. Ai tha se kjo vlerë gjatë vitit 2024 do të rritet në 110 euro, shkruan GazetaDemos.
GazetaDemos ka bërë një përllogaritje të pagave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ato variojnë prej shumës më të lartë që është e komandantit 1575 euro, e deri te më e ulëta, ajo e rekrutit prej 210 euro.
Komandant i FSK-së – 1575 euro
Gjenerallejtnant – 1,522 euro
Gjeneralmajor – 1,470 euro
Gjeneral brigade – 1,365 euro
Kolonel – 1,260 euro
Nënkolonel – 1,155 euro
Major – 1,050 euro
Kapiten, rreshter major, rreshter major i komandës ose rreshter major i FSK-së – 945 euro
Toger (rreshter i parë ose rreshter master) – 861 euro
Nëntoger dhe rreshter i klasit të parë – 777 euro
Rreshter shtabor – 735 euro
Rreshter – 693 euro
Tetar/specialist – 640 euro
Ushtar i klasit të parë – 609 euro
Ushtar – 588 euro
Rekrut/kadet i FSK-së – 210 euro