Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Shtimes,
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,
organizon aktivitete përkujtimore dhe nderuese në nderim të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare, transmeton Demos.
Njoftimi i plotë:
📣 NJOFIM PUBLIK
Të nderuar Familjarë të Dëshmorëve, Martirëve, Veteranë, Invalidë të Luftës dhe Qytetarë,
Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Shtimes,
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës – Dega në Shtime,
në bashkëpunim me Brigadën 60 Diverzanto-Vëzhguese pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,
organizon aktivitete përkujtimore dhe nderuese në nderim të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare.
⸻
📅 AGJENDA E AKTIVITETIT:
🕙 Ora 10:00 – Homazhe dhe vendosje lulesh
📍 Tek Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari
🚶 Marsh përkujtimor: Nga shtatorja e Adem Jasharit deri te varrezat e dëshmorëve në Shtime
⛪ Homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në:
📍 Shtime, Reçak, Mollopolc, Belincë, Carralevë dhe Rancë
⸻
🇦🇱 Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes dhe më gjerë që të marrin pjesë në këtë ditë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.
Me respekt,
Isak Musliu
Kryetar i OVL-UÇK – Dega në Shtime