Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë tri seanca parlamentare. Njoftimin e bëri shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.
Kusari Lila tha se të mërkurën do të mbahet një seancë, ndërsa të enjten dy seanca e në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë me GP u dakorduam qe për këtë jave Kuvendi të mbaj 3 seanca plenare. E para është të mërkurën e cila do të vazhdojmë me seancën e papërfunduar. Ditën e enjte seanca e re është në ora 10:00, plotësim-ndryshimet e Kushtetueses sa i përket Vettingut. Vazhdon seance tjetër të enjten në ora 10:30, vazhdohet me votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare”, tha ajo.
Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare tha se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Sot është diskutuar shkurt çështja e votimit në seancë të marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK dhe AAK-ja do t’i votojnë”, tha ajo.