Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këta janë tre të dyshuarit për vjedhjen e parave nga vetura e vëllezërve në parkingun e pompës në Fushë Kosovë

    03/06/2022 14:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    GazetaDemos raportoi sot për një rast jo fort të zakontë të vjedhjes, që ndodhi sot në mëngjes, në parkingun e kompanisë “Hib Petrol”, në Bresje të Fushë Kosovës, ku tre persona vodhën para nga veturë. Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy vëllezërit e dehur kishin mes vete, situatë kjo që u shfrytëzua nga të dyshuarit.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat që po dyshohen për këtë rast janë Fidan Doberdolani, Valon Doberdolani dhe Faton Berisha.

    Sipas dyshimeve të pra, tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit nga mosmarrëveshja që kishin dy vëllezërit Letaj, ua vodhën rreth 1 mijë euro nga vetura dhe u larguan me një automjet tjetër, por që për dallim nga rastet e tjera, ata morën me vete edhe njërin nga vëllezërit të cilit ia vodhën paratë.

    Të njëjtit ndonëse u larguan nga vendi i ngjarjes, nuk arritën t’iu iknin Policisë, pasi u kapën në një pompë të derivateve dhe u shoqëruan në stacionin policor në Fushë Kosovë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Të Fundit

    Vdes 24 vjeçarja pas vetaksidentit në rrugën Drenas–Skenderaj

    Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.