Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këta janë ministrat dhe deputetët e Vetëvendosjes që kanë tërhequr 10% të Trustit

    21/06/2022 20:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është më e zëshmja kundër propozimit për tërheqje të re të mjeteve nga Trusti pensional, por shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, nuk kishte reaguar njëjtë edhe më 2020.

    Në deklarimin e fundit të pasurisë, ajo pranon se bashkëshorti i saj ka tërhequr në janar të vitit 2021, 10 % nga ky fond.

    Vlera të cilën Kusari-Lila thotë ta ketë tërhequr burri i saj, rezulton të jetë 4,012.63 euro.

    Para nga Trusti ka tërhequr edhe kundërshtarja tjetër e propozimit të ri, deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci.

    Siç figuron në formularin e pasurisë, ajo ka bërë tërheqje të mjeteve me vlerë 480 euro.

    Ngjashëm del të ketë përfituar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili në deklarimin e pasurisë, pranon se ka tërhequr para nga Trusti pensional, anise shumën e mjeteve nuk e ka bërë publike.

    Po ashtu nga masa prej 10% të Trustit pensional, ka përfituar edhe deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Shqipe Metaj –Isufi. Ajo pranon se ka përfituar nga fondi pensional me vlerat 1,440.00 euro dhe 2,160.00 euro, nga prindërit e saj.

    Po ashtu mjete nga 10% të Trustit, rezulton të ketë përfituar edhe deputetja tjetër, e Vetëvendosjes, Arijeta Rexhepi, madje nga ky ka përfituar edhe bashkëshorti i saj, meqë në deklarimin e pasurisë, figuron se ka pasur tërheqje të mjeteve me këto vlera: 1200 për vete kurse 1000 euro për bashkëshortin.

    Përfitim nga masa prej 10% ka pasur edhe Visar Korenica. Në deklarimin e pasurisë ai pranon se në 2021-ën, ka tërhequr mjete me vlerë 1,762.11 euro.

    Teksa edhe Adnan Rrustemi ka fituar para të majme nga masa prej 10% e vitit të kaluar. Ai ka tërhequr për vete 2084 euro dhe 844 euro të gruas së tij.

    Përveç deputetëve, përfitime nga masa prej 10% e Trust-it, patën edhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deklaron se në 2021-ën, ka përfituar nga Trust-i, ajo dhe bashkëshorti i saj. Kjo meqë figuron se tërheqje janë bërë me vlerat 2,390.00 për të, si dhe 1.054.00 euro për bashkëshortin e saj.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, deklaron po ashtu se ka përfituar nga masa për tërheqje nga Trust-i.

    918.57 euro ka pranuar se ka tërhequr për vete, dhe 530.00 euro për bashkëshorten.

    Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është po ashtu në mesin e atyre të Qeverisë Kurti, që ka përfituar para nga masa për tërheqjen e 10% të mjeteve.

    Ai pranon se ka tërhequr nga kursimet 2,658.74 euro.

    Të dhëna të tilla gjenden tek pasqyra e zyrtarëve të lartë të cilët figurojnë të kenë tërhequr para nga Trusti, vitin e kaluar, e të cilat janë bërë të ditura në AKK gjatë deklarimit vjetor të pasurisë.

    Kujtojmë që zyrtarët publikë janë të obliguar të deklarojnë nëse kanë bërë tërheqje nga Trusti pensional.

    22, 23 dhe 27 qershor janë datat, në të cilat do të mbahen seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës.

    Në seancën e së mërkurës do të diskutohet tema e Trustit, që mbeti pa u trajtuar herën e fundit kur u mblodhën deputetët.

    Por lëvizja Vetëvendosje, që qeverisë me vendin, ka bërë të ditur se do të votojë kundër.

    Artikuj të ngjashëm

    Agim Bahtiri i përgjigjet Enver Hoxhajt: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK’në, mendim personal

    Jeton Raka, kandidat i VV’së për kryetar të Kaçanikut

    Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.