Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    07/06/2025 19:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për përballjen ndaj Serbisë, duke lënë jashtë listës zyrtare të ndeshjes katër futbollistë nga grupi fillestar prej 27 lojtarësh.

    Sipas rregullores së UEFA-s, vetëm 23 emra lejohen të jenë pjesë e protokollit për ndeshjen, dhe nga kjo listë kanë mbetur jashtë Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti.

    Mungesa e Medon Berishës konsiderohet surprizë, pasi mesfushori i Serie A ka qenë pjesë e bankinës në ndeshjet e kaluara ndaj Anglisë dhe Andorrës. Po ashtu, edhe Adrion Pajaziti, që ka marrë minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme, shkruan Tch.

    Portieri Mario Dajsinani, që u grumbullua për herë të parë nga Sylvinho për këtë cikël, nuk do të ketë mundësi të jetë alternativë në portë, ndërsa mbetet të presë një rast tjetër për të debutuar në një ndeshje zyrtare. Adrian Bajrami, i cili nuk ka arritur ende të fitojë minuta nën drejtimin e trajnerit brazilian, mbetet gjithashtu jashtë.

    Shqipëria përballet me Serbinë sonte në orën 20:45, në një ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi të madhe për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Artikuj të ngjashëm

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Të Fundit

    Këta janë katër futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho që ndeshjen e sotme do ta ndjekin nga tribuna

    Ukshini: Serbia s’është ndarë nga e kaluara hegjemoniste, është kampione e viktimizimit 

    Formacionet zyrtare: Daku jashtë, Broja dhe Manaj e nisin nga fillimi

    Masa të rrepta, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

    Elon Musk fshin postimin ku akuzonte Donald Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.