Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin dhe jo vetëm. Familja Myftari u përball me një tragjedi, pasi njëri nga djemt e tyre, vrau mizorisht duke e goditur disa herë me thikë vëllain e tij, raporton GazetaDemos.
Dorasi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, është i riu Gent Myftari, ndërsa viktima është po ashtu i riu, Auron Myftari.
Genti dhe Auroni janë vëllezërit e regjistorit të njohur nga Kosova, Agon Myftarit, i cili sot në reagimin e tij në emër të familjes bëri apel që të mos spekulohet mbi rastin.
Motivet e kësaj tragjedie ende janë të paqarta, teksa tashmë Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë nisur hetimet.