Albulena Haxhiu sërish ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Për Haxhiun votuan 57 deputetë, 46 ishin kundër.
Ata që abstenuan për Haxhiun ishin 3 deputetët e NISMA-s.
“Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpritet”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Ai tha se seanca konstituive do të vazhdojë të premten në orën 11:00.