Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kështu u zhvillua dje e gjithë ngjarja në Kuvendin e Kosovës

    14/07/2023 08:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ditën e djeshme, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, e gjitha si shkas i publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila me anëtarin e Listës Serbem Sllavko Simiq.

    Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive.

    Rreth dhunës në Kuvend, reagoi edhe vetë Mërgim Lushtaku, i cili tha se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe “argatëve të tij”.

    “Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij”, shkroi Lushtaku në Facebook.

    Pas përpalsjes në Kuvend, Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij

    U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

    Edhe pas një tentimi për mbajtje seance, PDK bllokon foltoren e Kuvendit

    Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Vazhdojnë përplasjet në Kuvend: Kurtin e gjuajnë me ujë

    Të pranishëm në seancë ishin edhe forcat e sigurimit.

    Dhuna që u zhvillua dje në Kuvend u dënua edhe nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila tha se dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

    Osmani: Përdorimi i dhunës si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

    Gjithashtu edhe Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi djenë Kuvendin e Kosovës, për çka ka thënë se dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

    Sipas tij, “është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës”.

    Hovenier: Dhuna nuk është kurrë mjet i pranueshëm për mosmarrëveshje

    Edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka dënuar dhunën që ndodhi sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.

    Ndërkqa, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

    Prokuroria nis hetime për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës

    Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka iniciuar hetime për veprën penale “Sulmi” dhe ka autorizuar “policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”.

    Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë e mediave botërore.

    Reuters publikon videon e dhunës në Kuvend

    Artikuj të ngjashëm

    Opozita kritikon Qeverinë për vonesat në asfaltimin e rrugëve, Aliu: Problemet janë të trashëguara

    Opozita: S’ka kuptim votimi i planit të punës, pozita të kthehet në Kuvend

    Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.