Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kështu u festuan Pashkët në Shqipëri

    31/03/2024 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Shqipëri, besimtarët e krishterë katolikë festuan sot Pashkët në ceremoni të posaçme.

    Besimtarët katolikë organizuan sot festime kushtuar Pashkëve, njërës prej datave më të rëndësishme të fesë së tyre.

    Ata u bashkuan pranë objekteve të tyre të kultit duke uruar njëri tjetrin për ringjalljen e Krishtit, e duke medituar mbi këtë ngjarje themelor të besimit të tyre.

    Në fjalën e tij para besimtarëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Arkipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj, bëri thirrje të rinjve që të mos braktisin vendin, si dhe institucioneve që të kujdesen për ta.

    “Shqipëria, si një nënë, është e thirrur jo vetëm t’i ftojë të rinjtë të qëndrojnë, por veçanerisht t’i dojë fëmijët e vet, t’I mbajë fëmijët e vet, t’I mbrojë ata, si një shqipe mbron zogjtë e vet”, tha Arkipeshkvi Dodaj.

    Ai u bëri thirrje besimtarëve që të mbajnë vëmendjen nga të varfërit dhe të pafuqishmit, sepse, siç tha ai, ndihma për këtë shtresë është shprehje e besimit të tyre.

    “Të ndjekim Krishtin do të thotë të kesh dashuri pë rata që vuajnë, të kesh një zemër të vëmendshme për të varfërit, të kesh kurajo për të mbrojtur të tjerët kundër çdo lloj ideologjie, veçanërisht ato dominuese në kontekstin aktual”, tha Dodaj.

    Drejtuesi i Arkipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit foli kundër dhunës në rajone të ndryshme të botës, ku ka edhe shumë viktima të pafajshme.

    “Në këtë kohë fatkeqësisht shohim toka të shndërruara në toka fantazëm, në Ukrainë, në Rripin e Gazës, në akte të ndryshme të terrorizmit si në Moskë apo gjetkë, që sjellin vazhdimisht viktima të pafajshme”, tha Arkipeshkvi.

    Shqipëria është e njohur për harmoninë ndërfetare në shekuj, ndërsa në të bashkëjetojnë komunitete të larmishme fetare, në një popullatë me shumicë në besimin musliman, si dhe me ndjekës të besimeve të tjera katolike, ortodokse, bektashi, të cilët asnjëherë nuk kanë shënuar incidente për shkak të fesë.

    Besimi fetar ishte i ndaluar gjatë diktaturës komuniste për afro gjysmë shekulli, ndërsa gjatë tranzicionit mori një zhvillim të madh./voa/

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.