Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kështu raportuan mediat ndërkombëtare për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe

    16/06/2023 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Zyrtarët e Kosovës të mërkurën thanë se tre policë ishin arrestuar nga forcat serbe në rajonin e paqëndrueshëm verior, afër kufirit me Serbinë. Ndalimet mund të nxisin më tej tensionet në rajonin verior kryesisht me serbë të Kosovës, ku dhuna është ndezur javët e fundit”.

    Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz Deutsche Welle në gjuhën angleze, i cili ndër tjerash kujton se në maj, serbët protestuan dhunshëm kundër policisë së Kosovës dhe anëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në qytetin verior të Zveçanit.

    Dhe ngjarja e së mërkurës, ku tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit është bërë top lajm edhe në media të ndryshme botërore.

    Kështu, përveç DW, rreth kësaj ngjarje ka raportuar edhe Reuters, sipas të cilit tre policë të Kosovës u “arrestuan” nga forcat serbe të mërkurën, por zyrtarët nga Kosova dhe Serbia dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Një vëmendje të veçantë ngjarjes i ka dhënë edhe Associated Press, i cili medium ka vënë theksin në faktin se incidenti i fundit ngre ashpër tensionet midis dy vendeve

    AP kujton se Serbia i kishte vendosur trupat e saj në kufi në gjendjen më të lartë të gatishmërisë mes një serie përleshjesh të fundit midis serbëve të Kosovës nga njëra anë dhe policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO nga ana tjetër.

    Ndërsa Al Jazeera, ka sjellë një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas së cilës ai fajësoi Serbinë për rrëmbimin e burrave dhe kërkoi lirimin e tyre.

    “Ai tha se ata u arrestuan 300 metra brenda territorit të Kosovës afër kufirit”, shkruan ndër tjerash Al Jazeera.

    Lidhur me këtë ngjarje, gjithashtu kanë shrkuar edhe media të tjera prestigjioze si Zëri i Amerikës, Fox News, Euronews, Anadoly Agency, Al Arabya dhe jo vetëm.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Pas Eglit, Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re?

    35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.