Këshilltari serb në Ministrinë e e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Cvetko Velkjovic ka dy aktakuza të ngritura ndaj tij, e që i njëjti po vazhdon të ushtroj akoma këtë pozitë.
Duke parë këtë situatë, gazetari Venhar Isufi ka kërkuar nga dikasteri ku punon Velkjovic që ta shkarkoj atë.
Reagimi i plotë i tij:
Ndoshta eshte mire me vepru ministria e Mjedisit Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures duke e shkarkuar nga detyra keshilltarin e komunitetit serb Cvetko Velkjovic m’befasu komuna e Shterpces, i cili eshte emeruar ne kete pozit ne vitin 2021 per te cilin kam shkruar edhe me heret rreth postit te tij te kunderligjshem,
Sot me eshte konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, se ndaj te njejtit jane ngritur dy aktakuza, e para me date 13.10.2011 per vepren penale “Pjesemarrje ne Rrahje” dhe aktakuza tjeter me date 28.05.2021 per vepren penale “Kanosje”, pra ne vitin kur eshte emeruar si keshilltar politik ne kete dikaster,
Ne nje pergjigje nga MMPHI-ja te cileve iu kam drejtuar me pyetje nese jane ne dijeni per keto aktakuza ndaj keshilltarit te tyre, te njejtit kane thene se nuk jane te informuar per kete,
Andaj, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures kane baze faktike per te vepruar, meqe i njejti pervec qe merr page nga taksat tona, ai dhe nuk del ne pune.
Dy pergjigjet, i gjeni me poshte asaj te Prokurorise Themelore ne Ferizaj dhe Ministrise se Mjedisit Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures.