sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Presidentes i reagon Kushtetueses pasi nuk pranuan kërkesën e Vjosa Osmanit

    02/07/2021 19:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, i ka konsideruar absurde deklaratat se kjo e fundit po iu shërben interesave të caktuara partiake përmes kërkesës së parashtruar ndaj Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e vendeve në KQZ në bazë të grupeve më të mëdha parlamentare.

    Murati këto komente i ka bërë me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa e ka komentuar edhe vendimin për hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese kërkesën e Osmanit për ulëset në KQZ.

    “Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj. Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata. Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi”, thuhet ndër të tjera.

    “Ndërkaq, deklaratat se kinse kjo kërkesë e Presidentes drejtuar gjykatës për interpretim të kompetencave qenka shërbim ndaj partive të caktuara, janë absurditete të pabazuara të cilave nuk ka njeri racional në Kosovë që ju beson. Për më tepër, kjo po tregon degradimin e skajshëm të gjuhës krejt pa argument, edhe pse Presidentja ka vepruar me ndërgjegje të lartë institucionale kur i është adresuar Gjykatës para se të ndërmarrë veprime”, deklaron tutje ai.

    Reagimi i tij për akuzat kundër Osmanit vijon pasi PDK, përmes një komunikate, e akuzoi për anshmëri politike.

    “Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë, pluralizimin politik dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. PDK ka shprehur shqetësimin me kohë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, si partia e dytë më e madhe politike në vend”, u tha në reagimin e PDK’së.

    Postimi i plotë i Artan Muratit:

    Praktika e Gjykatës Kushtetuese për mos-trajtim të çështjeve  Kushtetuese të ngritura nga ana e kreut të shtetit, të përcaktuar sipas nenit 84(9) të Kushtetutës, nuk po e merr parasysh interesin publik për çështjet të cilat ngriten për interpretim para Gjykatës. Përmes kësaj dispozite, ish-Presidentja Jahjaga kishte dërguar në Kushtetuese çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe. E dini të gjithë vlerën publike të interpretimit të Gjykatës për atë rast. Imagjinoni si do të mund të rrjedhnin gjërat sikur gjykata të refuzonte të jepte interpretimin për Asociacionin, pra sikur ta përdorte praktikën që po përdoret së fundmi ku refuzohen të gjitha çështjet e ngritura nga kreu i shtetit bazuar në dispozitën e lartcekur.

    Është e domosdoshme që për aq sa është e mundur, të parandalohen paqartësitë kushtetuese, duke ofruar zgjidhje për problemet e shfaqura. Në këtë mënyrë do të garantohej parimi i sigurisë juridike, dhe mundësitë për shkelje të autorizimeve kushtetuese (për shkak të interpretimeve të ndryshme) nga ana e institucioneve do të ishin shumë më të vogla.

    Ajo çfarë të paktën sqarohet nga ky Aktvendim, është se Gjykata trajton vetëm kërkesat për kompetenca të cilat burojnë nga Kushtetuta e jo edhe ato të bazuara në ligj. Pra që emërimet e shkarkimet e parapara vetëm në ligj, e jo në kushtetutë, nuk janë çështje që trajtohen nga gjykata. Në pritje të publikimit të Aktvendimit të plotë, për ta analizuar në tërësi.

    Ndërkaq, deklaratat se kinse kjo kërkesë e Presidentes drejtuar gjykatës për interpretim të kompetencave qenka shërbim ndaj partive të caktuara, janë absurditete të pabazuara të cilave nuk ka njeri racional në Kosovë që ju beson. Për më tepër, kjo po tregon degradimin e skajshëm të gjuhës krejt pa argument, edhe pse Presidentja ka vepruar me ndërgjegje të lartë institucionale kur i është adresuar Gjykatës para se të ndërmarrë veprime.

    Artikuj të ngjashëm

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    Të Fundit

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    REL: Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga MINT

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.