Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria do të dalë me masat e saj për çështjen e dinarit -tranzicioni sa ka thënë BQK

    22/02/2024 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur sot edhe për periudhën e tranzicionit sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së.

    Zulfaj ka thënë se tashmë BQK ka prezantuar 10 pika, në të cilat përfshihen disa lehtësi. Megjithatë ka thënë se periudha e tranziconit s’do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe se këta 3 muaj do të jenë të mjaftueshëm për ta përfunduar tranzicionin.

    Ai ka thënë se edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi do të dalë ditëve në vazhdim me disa masa lehtësuese, megjithatë ato do të jenë në kuptimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së, meqë vendimmarrja tashmë është bërë nga vetë BQK.

     “I kemi 10 pikat e BQK-së. E cila ka thënë se kjo periudhë tranzcioni do të ofrojë disa lehtësi, ku listohen disa lehtësi. Mirëpo nuk do të zgjasë më shumë se 3 muaj dhe se këta 3 muaj janë të mjaftueshëm për ta bërë këtë tranzicion. Edhe z. Bislimi ka paralajmëru se do të dalë me disa masa lehtësuese në kuptimin e zbatimit të saj, sepse vendimmarrja është bërë nga BQK. Dhe pjesa që i takon Qeverisë, do ta shohim se kur të prezantohet pastaj se cilat do të jenë masat lehtësuese”, ka thënë Zulfaj në RTK.

    Ai ka thënë se këto masa lehtësuese do të merren me qëllim që të zvogëlohet impakti i Rregullorës së re të BQK dhe që tranzicioni të jetë më i shpejt.

    “Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, të gjithë mbrohen nga kushtetuta. Qeveria s’merr asnjëherë masa që të dëmtojë një grup të caktuar. Masat lehtësuese merren për këtë qëllim, që impakti të jetë sa më i vogël dhe tranziconi sa më i shpejt”, ka theksuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin joformal në Tiranë, Zulfaj: S’ka inate, është koicidencë

    Zulfaj: Më 1999 BE-ja kishte sanksionuar Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit

    Këshilltari i Kurtit: Nëse Biden e sheh të rëndësishme, Kurti takohet me të

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.