Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Kurtit me akuza ndaj ambasadorit Hill: E ka merakun ta mbajë Vuçiqin në pushtet

    09/06/2023 09:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka shkruar një status në lidhje me intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Në fakt, më shumë se status, është një sulm direkt nda Hillit, i cili ishte jashtëzakonisht kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se ShBA-ja ka probleme thelbësore me Kurtin.

    Në statusin e tij, Hoxha ka bërë një aludim të çuditshëm, duke shkruar se me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, në pushtet. Në statusin e tij, ai e kritikon edhe Gabriel Escobarin, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

    “Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiçin në pushtet.

    Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq dhe Dodik bisedojnë për rezolutën për Srebrenicën

    Vuçiq thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë

    Vuçiq flet për Kosovën dhe dialogun me Hill: Një bisedë përmbajtësore dhe e hapur

    Të Fundit

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.