Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania s’e mbështet Mini-Shengenin

    11/08/2021 20:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me postimin e tij të fundit rreth nismës “Ballkani i Hapur.

    Rama gjatë ditës ka thënë se qeveria gjermane e mbështet këtë nismë dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

    Kësaj deklarate i është përgjigjur Zulfaj duke thënë se Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin, por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.

    “Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, i ka reaguar në Twitter Zulfaj.

    🇩🇪 nuk mbështet "Minishengenin" tash të ndryshuar në "Open Balkan". Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. "Minishengen" (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm.
    Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit @ediramaal ☺️ https://t.co/EGJhVsILJ5

    — Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) August 11, 2021

    Rama përmes një postimi në Twitter, ka thënë se edhe Qeveria e Gjermanisë është në mbështetje të integrimeve rajonale.

    “’ÇUDI’! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor” ka thënë Rama.

    Ai citoi atë që e ka thënë Qeveria e Gjermanisë. Sipas kryeministrit shqiptar kjo është “rruga e së ardhmes”.

    “Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”.

    Minishengenit iu ndryshua emri në ”Ballkani i Hapur“, dhe kjo u bë me aprovimin e tre liderëve të shteteve anëtare; Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev.

    Në Prishtinë e Tiranë, ka pasur kritika për Ramën, duke i thënë se “me këtë po e faktorizon Serbinë”. Njëri nga kritikuesit është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mendon se bashkëpunimi rajonal duhet të fillojë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    Kurti flet në një tubim të VV-së sikur në fushatë,  i sulmon deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Të Fundit

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.