Këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Sinan Thaçit, babait të Hashim Thaçit.
Syla ka theksuar se Haxhi Sinan Thaçi ishte një njeri i urtë dhe fisnik, një burrë që eci gjithmonë me dinjitet dhe krenari. Ai ka shprehur ngushëllime për të gjithë farefisin dhe për Drenicën, që humbën një figurë të madhe.
Postimi i plotë:
Një lajm me peshë dyfish të trishtë: vdekja e Haxhi Sinan Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Ngushëllimet më të sinqerta për farefisin Thaçi: për djemtë, vajzat, miqtë dhe dashamirët e pafund të familjes Thaçi nga Buroja e më gjerë.
Ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi që këtë moment të pikëllueshëm jetësor e përjeton nga Haga e largët.
Ngushëllime nipërve dhe mbesave, që patën fatin të kenë gjysh njeriun që Kosovës i dha një burrështetas të përmasave ballkanike dhe europiane, Hashim Thaçin, themeluesin e shtetit të Kosovës.
Ngushëllime nënës Hyrë, që përjetoi vdekjen e bashkëshortit të urtë dhe fisnik.
Ngushëllime Drenicës krenare për humbjen e këtij burri që eci me këmbë përtokë, me ballin lart dhe kurrizin e drejtë.
Ngushëllime për burrin që përjetoi peridhën e luftës 1998/1999 në vendlindje dhe rrethinë, duke dëshmuar atdhedashurinë si ndjenjë dhe veprim organik i burrnisë së Drenicës dhe Kosovës.
Lamtuminrë, baca Haxhi!
Pushoftë në paqen e parajsës shpirti yt i dëlirë!