sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Glauk Konjufcës e quan të sëmurë Nazin, lutet që Zoti ta fal

    05/07/2021 12:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “I dërguari i Zotit në Kosovë”, sic po e quan veten Nazmi Sfishta, është i sëmur psiqikisht. Kështu po e vlerëson Nazin, imami nga Peja Drilon Gashi, këshilltar i sapo emëruar i kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca. Imami nga Peja lutet që Zoti ta falë Nazin, i cili po pretendon se është i dërguari i Allahut.

    Nazmi Sfishta i njohur si Nazi po pretendon se është hyjni. “Pasha Allahun unë jam i dërguri i Allahut, vetëm keni durim”, u shpreh Nazi në Kosovëshoë. E, këto deklarata nuk bëhen nga një person që ka gjendje të mirë psikike sipas imamit nga Peja, Drilon Gashi. Gashi ka thënë për Gazetën Infokus se dikush që bën deklarata të tilla ka çrregullime mendore. “Jam konsultu me një psikiatër zvicerian që është i njohur për këto gjëra dhe ai më ka thënë se është një lloj skizofrenie.

    Zakonisht këta persona që pretendojnë kështu kanë halucinacione e çrregullime psikike. Unë mendoj se ai nuk ka të bëjë asgjë me të dërguarin e Zotit sepse vet mënyra si folke tregonte se nuk ka të bëjë asgjë me të dërguarin e Zotit”, tregon ai. Gashi lutet që Zoti t’ia falë Nazit që ka bërë deklarata të tilla, duke shtuar se dikush që ka probleme mendore nuk bën mëkat. “Ai nuk e ka gjynah sepse ai është i sëmurë psikik njerëzit e tillë nuk kanë gjynahe tek Zoti ishalla.

    Zoti ia faltë”, ka deklaruar ai. Imami nga Peja ka treguar se kush mund të jetë i dërguari i Allahut. “I dërguari i Zotit është ai që e njeh vetveten e mposht egoizmin ka vullnet të pastërt altruist edhe është i kthjellët, e gjenial nëse i plotëson këto kushte mund të jetë i tillë”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxha Drilon Gashi: Mos ju bëni zullum LGBT-së, feja islame nuk i gjykon ndjenjat e brendshme

    Të Fundit

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Dan Gashi

    Vërshimet i lënë nxënësit jashtë klasës së tyre në Skenderaj

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.