Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilltari i Erdogan: Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiq

    27/10/2022 20:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan, mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Këtë e ka konfirmuar kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, i cili nuk e ka mohuar mundësinë e një takimi Erdogan-Kurti-Vuçiq.

    Demiri ka lënë të kuptohet se Erdogan po pret që të shohë se çfarë rezultati drejt marrëveshjes finale mund të çojnë takimet e nivelit të lartë në Bruksel dhe pastaj të përfshihet si ndërmjetësues në dialog.

    “Ia kemi shprehur këtë edhe presidentit [Aleksandër] Vuçiq dhe pas vizitës që do të bëjmë në Kosovë, apo ndoshta edhe më herët me krerët e Kosovës. Ne kemi shprehur interesin që të ndihmojmë, mirëpo momentalisht kemi pritur që takimet në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të marrin një përfundim dhe të shohim se deri ku po vijnë me këtë marrëveshje dhe që pastaj të ndërhymë edhe ne që të jemi ndërmjetësues dhe të ndihmojmë në këtë rrugë të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në një intervistë për Klan Kosovën.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti s’tregon nëse VV-ja do t’i propozojë presidentes mandatarin: Janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato

    Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë  reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha

    Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë

    Të Fundit

    Guri, Kurtit: Qysh me truproje në vendin më të sigurt të shtetit, a të erdhi marre kur i pe prokurorët e gjyqtarët

    Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për të analizuar situatën në Kosovë

    Përparim Kryeziu: S’ka standarde të dyfishta të Kurtit ndaj institucioneve të drejtësisë

    Ambasada e Shqipërisë në Kosovë hap librin e ngushëllimeve për regjisorin Anagnosti

    Qeveria në detyrë: S’është standard i dyfishtë paraqitja e Kurtit në Gjykatë, hetuesit e intervistuan në zyrën e tij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.