Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislim, ka dalë me reagim pasi sot pati përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës.
Parparakisht, ai thotë se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e gjuajti me ujë kryeministrin Albin Kurti.
Pas saj, ai thotë se Lushtaku sulmon në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi
“Pra sulmin e parë, edhe ndaj Kryeministrit, edhe ndaj zëvendëskryeministrit e bën deputeti Lushtaku. Këtu fillon eskalimi”, pretendon Kadiu, në një postim në Facebook.
“Aty pastaj nisin sulmet edhe më të ashpra ndaj ministres Haxhiu e ministrit Murati. Pamjet janë të qarta. Situatën dihet kush e filloi. E turpshme kush po e shtrembëron me qëllim të vërtetën. E ulët dhe e turpshme kush po viktimizohet për këtë, kur po i nisin situatat vetë”, shkroi ai.
Sipas tij, grushtet ndaj ministrit Murati, ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministres Haxhiu duhen dënuar ashpër.