Lajme

Këshilli i studentëve të Fakultetit Filologjik, shprehin shqetësimet lidhje me gjendjen aktuale në UFAGj

Këshilli i studentëve të Fakultetit Filologjik kanë shprehur shqetësimet e tyre me gjendjen aktuale të UFAGj, shkruan GazetaDemos.

Ata kanë shprehur shqetësim në lidhje me disa pika, mungesa e mbështetjes financiare, Gjendja e infrastrukturës universitare dhe disa të tjera, si më poshtë:

DEKLARATË PUBLIKE

Ne, si Këshill i Studentëve të Filologjisë, së bashku me studentët e këtij fakulteti, duam të shprehim shqetësimet tona të thella lidhur me gjendjen aktuale në UFAGj. Kërkojmë transparencë për këto pika kryesore:

  1. Mungesa e Prorektorit për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore
    Kjo mungesë është duke ndikuar ndjeshëm në zvarritjen ose pamundësinë e miratimit të kërkesave dhe ankesave të studentëve. Ne kemi nevojë për një figurë përfaqësuese që mbron interesat tona dhe siguron funksionim normal të proceseve akademike.
  2. Mungesa e mbështetjes financiare për studentët
    Çdo aktivitet i organizuar nga ne si studentë në të mirë të universitetit, organizohet pa asnjë lloj mbështetje financiare.
  3. Gjendja e infrastrukturës universitare
    Çdo ditë e më shumë po shohim përkeqësim të kushteve të punës dhe mësimit.
  4. Procesi mësimor jashtë planifikimit
    Mësimi nuk po zhvillohet sipas planifikimit të paralajmëruar. Ndryshimet, vonesat dhe pasiguria në procesin mësimor dëmtojnë drejtpërdrejt cilësinë e studimeve tona.
  5. Konkurset e paplotësuara – jemi në dhjetor
    Ndodhemi pothuajse në fund të semestrit, ndërsa shumë konkurse ende nuk janë përmbyllur. Kjo po ndikon negativisht tek ne, sepse pa staf të plotë, procesi mësimor dhe akademik nuk funksionon normalisht.
  6. Mosrritje të bursës universitare
    Në një realitet ku çdo gjë po kushton më shumë, bursa universitare ka mbetur e pandryshuar. Kjo është e padrejtë dhe e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të studentëve.
  7. Marrëdhëniet e tensionuara mes Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të UFAGj
    Si studentë, jemi tejet të shqetësuar për këtë situatë. Ne nuk kërkojmë të anoni kah njëra palë – kërkojmë vetëm transparencë. Duam të dimë se çfarë po ndodh në universitetin tonë dhe duam që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Studentët janë të shqetësuar, të lodhur nga pasiguria dhe të prekur drejtpërdrejt nga këto probleme.
Qëllimi ynë nuk është të krijojmë tension, por vetëm të kërkojmë transparencë, korrektësi dhe veprim të menjëhershëm për këto çështje.

Presim përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur!

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button