Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë urgjente më vonë sot për të diskutuar rënien e regjimit të presidentit Bashar al-Assad në Siri.
Takimi u kërkua nga Rusia, e cila raportohet se i ka ofruar azil Asadit dhe familjes së tij në Moskë.
Në mëngjesin e 8 dhjetorit, rebelët sirianë thanë se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të ditëve të fundit që përparoi shpejt nëpër vend.
Damasku është “tani i lirë nga Assadi,” thanë rebelët në një deklaratë në rrjetet sociale.