Përmes kësaj letre, ky Këshill i është drejtuar presidentit amerikan lidhur me situatën në veri të Kosovës.
“Bllokadat e vendosura në Veri kanë paralizuar jetën dhe kanë ndërprerë lëvizjen e lirë të njerëzve në rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Banorët që jetojnë në Veriun e populluar kryesisht nga serbë po përballen me vështirësi dhe ndodhen në një atmosferë frike dhe kërcënimi të përhershëm nga grupet kriminale që veprojnë me mbështetjen e Beogradit”, shkruhet në këtë letër.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Joe Biden vëmendje dhe angazhim për situatën në veri duke e “lutur” që të bëjë presion tek Serbia dhe aleatët e Kosovës që barrikadat në veri të vendit të largohen.
“Kjo është arsyeja përse ne, Zoti President, kërkojmë vëmendjen tuaj ndaj zhvillimit të këtyrte situatave, me qëllim që të krijohet një mjedis i sigurt, duke i bërë presion Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovën Veriore që të heqin të gjitha pengesat dhe bllokadat dhe të lejojnë rikthimin e shpejtë në kushtet normale, çka do lehtësonte përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruhet në këtë letër.