Gazetari Leonard Kerquki është emocionuar me vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te babi i tij i sëmurë në QKUK.
Kërquki është shprehur i mallëngjyer për ish-presidentin duke theksuar se e kishte marrë malli ta shihte Thaçin në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka uruar Thaçit kthim sa më të shpejt në Kosovë.
“Me paska marre malli me pa Hashim Thaçin ne Prishtine, edhe pse veten e kam konsideru kritik te tij gjate kohes kur ka qene aktiv ne politike. U emocionova kur e pash t’u i ngjite shkallet e QKU’se, i rrethum prej rojeve qe nuk e lejuan as t’i pershendet mbeshtetesit dhe familjaret qe ishin mbledh per ta pare. U kthefsh sa ma pare ne Kosove, çlirimtar!”, ka shkruar Kerquki.