Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

    28/09/2022 10:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelor e Prishtinës, konkretisht prokurori i rastit, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj pesë personave të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë. Pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur po qëndrojnë prej rreth një muaji në paraburgim, ata janë Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem exhepit)., h.S., dhe G.J.

    Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon se prokurori i rastit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

    “Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

    Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi në databazën e Policisë së Kosovës figuronte si i dyshuar edhe për vepra penale tjera.

    Prokuroria kishte konfirmuar se i njëjti ka aktakuza për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e pyllit”.

    Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

    Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

    Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

    Për rastin ka dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

    Disa ditë më vonë, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte njoftuar për ndalimin e 6 personave tjerë nën dyshimin se 11-vjeçarja ishte trafikuar edhe në muajin qershor të këtij viti.

    Gjashtë të rriturit janë të dyshuar për veprat penale, “Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

    Për rastin në fjalë u arrestua edhe një tjetër person, duke e çuar në 12 numrin e personave të dyshuar për dhunimin e të miturës, në dy raste të ndara.

    Artikuj të ngjashëm

    Të akuzuarit për dhunimin e 11 vjeçares do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik

    Rasti “11 vjeçarja”: Dyshohet se e mitura u dhunua për herë të tretë, kësaj here në strehimore

    Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë: Refuzohet kërkesa e të dyshuarve për hedhje poshtë të aktakuzës

    Të Fundit

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Arrestohen katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi, publikuan vizatimin e profetit Muhamed

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.