sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”

    09/07/2021 13:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër. Gjate kësaj periudhe kohore te lartcekur, janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsejte 623 raste të regjistruara, me ç ‘rast , buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 (gjashtëmijë) euro. Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale” Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Po ashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, i dyshuari B.G., për të përfituar për vete, përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të tij. Me këto veprime, ka kryer veprën penale

    “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 300 paragrafi 1 i KPRK-së. I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 08 korrik 2021.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksidenti afër liqenit të Badovcit, lëndohen tre persona

    Tentim-grabitja e një bankomati në Gjilan, policia jep detajet

    Rrahje në Gjilan për prona, arrestohen katër persona

    Të Fundit

    Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

    Dyshohet se rrahu babain e vet, arrestohet djali në Viti

    Stërnipi i Ismail Qemailit: Të realizohet ideali i heronjve

    Konjufca: 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz – uroj që nëntorët të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar

    Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.