Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rrezikim të trafikut publik

    30/08/2024 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për një të dyshuar për rrezikim të trafikut publik.

    Bëhet e ditur se i dyshuari në rrugën Gjilan-Preshevë, saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan-Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, ashtu që duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit të tij dhe duke mos pasur kujdesin e duhur për këmbësorë, me pjesën e parë të automjetit e godet këmbësorin, tani të ndjerin R.Xh., i cili në momentin kritik po e kalonte rrugën, me ç’rast shkakton aksident me lëndime të natyrës vdekjeprurëse, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara  dërgohet për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan dhe aty ndërron jetë”, thuhet tutje në komunikatë.

    Të Fundit

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.