Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore

    03/05/2024 16:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “Dhunimi”.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se “më 01 dhe 02 maj të vitit 2024, saktësisht në motelin ‘…’, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën – si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore – të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marrë dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 03 maj 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

    Artikuj të ngjashëm

    Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunimin e një 16-vjeçareje

    Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte

    Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që kërcënuan ushtarët e KFOR-it italian

    Të Fundit

    Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

    Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

    Bajrami: S’habitem që LVV po vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Zemaj “godet” VV-në: Nuk e njeh aktgjykimin e Kushtetueses, vetëm egon politike

    Kos: Kosova shpejt të formojë qeverinë e re, janë bllokuar 900 milionë euro nga pako e BE-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.