Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit të zhdukur, ende asnjë gjurmë

    11/01/2025 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë nisur sot kërkimet për Arban Hisarin, 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori 2024.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se operacioni i kërkimit ku është angazhuar Policia e Kosovës, por edhe FSK, deri më tani nuk ka pasur rezultat në gjetjen e ndonjë gjurme nga 26 vjeçari i zhdukur që nga dhjetori.

    Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjtë” .

    Në këtë operacion po marrin pjesë sektori rajonal i Hetimeve të Prizrenit dhe patrullat policore nga Gjakova, të cilët po angazhohen për zbardhjen e fatit të të riut.

    Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe dje FSK dhe Policia e Kosovës.

    “Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionale për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhej në njoftimin e FSK-së.

    “Personi Arban (Dashnor) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet”, ka njoftuar policia më 30 dhjetor. 

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.