Gjykata Kushtetuese ka dhënë disa detaje në lidhje për ankesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit.
Gjykata ka bërë me dije se në dokumentin e dorëzuar më 30 gusht askund nuk figuron termi ‘Kuvendi i Prishtinës’.
Në një përgjigjen për “Kohën”, gjykata ka vlerësuar se është duke i shqyrtuar kjo kërkesë.
“Kërkesa e parashtruar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, është duke u proceduar nga Gjykata. Në kërkesën e parashtruar nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës’”, ka vlerësuar Kushtetuesja.