Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kërcënon xhaxhai i kukësianit që u vra në Prizren: Nëse “Kobra” del nga burgu, do të reagojmë – Nuk janë larg

    04/01/2023 18:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, lidhur me vrasjen që ndodhi të martën në Prizren, ku një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i plagosur në lokalin e natës “Kobra City”.

    Visart Cengu u varros sot në Kukës, ai kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale.

    Dibran Hoxhaj pas një sherri në lokal dyshohet se e qëlloi duke e lënë të vdekur, i plagosur mbeti shoku i tij. Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë për “5pyetjet.al” rrëfen detaje të tjera të pathëna. Ai ka një paralajmërim nëse autori i krimit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” do të dalë nga qelia, sikur ka ndodhur më parë për krimet për të cilat është akuzuar.

    Ai tha se nëse “Kobra” lirohet nga burgu do të reagojnë duke tregeguar se nuk janë në distancë të madhe mes veti.

    “Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip“, tha ai.

    Intervista e Besim Cengut te “5pyetjet.al”

    Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?
    Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.

    A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?
    Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.

    A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?
    Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

    Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?
    Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrës vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi.

    Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip.

    Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?
    Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën.

    Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dibran Hoxha tregon se çka fliste deputeti i Vetëvendosjes në telefon: Nuk i kemi numrat, as ata nuk i kanë numrat

    Babai i të riut që u vra në lokalin e Kobrës: Në moshën më të mirë m’u vra fëmija, nuk përdoret arma ndaj vëllaut të vet

    Për herën e dytë Apeli vërteton vendimin e Themelores, konfirmohet aktakuza ndaj “Kobrës”

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.