Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.
Aktivistja kosovare kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.
Nuk mungoi as vet babai i futbollistit, që në një mënyrë edhe kërcënoi Avdiun, duke i thënë që mos të merret më me familjen Xhaka.
Pas kësaj deklarate, të nesërmen vërshuan edhe kërcënime të shumta.
Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Siç shkruan Sinjali, një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.
Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klienta e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e gjuajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.