Juristja e mediave Flutura Kusari javëve të fundit është përballë me linçime të ndryshme nga eksponentë dhe militantë të pushtetit aktual në vend.
E për këtë kanë reaguar edhe diplomatët e huaj në vendin tonë.
Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në vend Tomas Szunyoug me një postim në rrjetin social Twitter tha se ka takuar Kusarin dhe ai tha që BE po e përcjellë me vëmendje mjedisin mediatik në Kosovë.
“E takova dhe dëgjova Flutura Kusarin shqetësimet e saj për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën e shpifjeve kundër saj në mediat sociale. BE-ja ndjek nga afër mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve në Kosovë. Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike”, ka shkruar Szunyoug.
E me këtë çka ka thënë më lart, është pajtuar komplet edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.
“Jam dakord me Tomáš. Mediat sociale janë një vend i mrekullueshëm për debat publik, por për të pasur diskutime të frytshme duhet të respektohen disa standarde. Më ka munguar në komente të shumta lidhur me Flutura Kusarin dhe angazhimin e saj publik për lirinë e mediave”, ka shkruar Rohde në Twitter.