Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore i cili dyshohet për kanosje në Podujevë.
Sipas policisë i dyshuari ka kërcënuar me vrasje një person dhe familjen e tij, duke i kërkuar që t’ja sigurojë 50 mijë euro deri të hënën.
“Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të shetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar