Shefi i stafit të zyrës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksander Vuçiqin.
Ai ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit.
Kërçeli ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbaj konsultime në Beograd.