Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ker-Lindsay: Themelimi i Asociacionit është hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia

    28/10/2023 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e fundit në Bruksel.

    Propozimin ndërkombëtar për Asocaicionin, Ker-Lindsay e sheh si një pikë kthese të mundshme në process.

    Sipas tij, nëse Kosova do ta pajtohet ta themelojë Asociacionin, atëherë kjo do të krijonte një argument dhe hapësorë për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit.

    Ker-Lindsay ka thënë se nëse “sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe për objektet fetare”, atëherë sipas tij është koha që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Eksperti britanik ka thënë se sigurisht që kjo s’mund të arrihet brenda natës, por që diku duhet të fillojë, transmeton Express.

    “Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë bashkësia ndërkombëtare. Nëse Kosova pajtohet me këtë, krijon argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit. Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe objektet fetare – është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Është e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Bëhet fjalë për një proces me faza – i cili duhet të fillojë diku ”, ka thënë Ker-Lindsay për Zërin e Amerikës.

    Lindsay e ka shpërndarë tekstin e Zërit të Amerikës edhe në profilin e tij në „X“ duke thënë se proceset e paqes shpesh herë kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimit të hapave në rëndin e duhur.

    Sipas tij, në Kosovë, krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia.

    “Proceset e paqes shpesh kanë të bëjnë me renditjen. Zhbllokimi i hapave në rendin e duhur. Në Kosovë, krijimi i asociacionit të komunave serbe është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia“, ka shtuar ai.

    Peace processes are so often about sequencing. Unlocking steps in the right order. In #Kosovo, setting up the association of Serb municipalities is a crucial step towards eventual #Serbia recognition. Comments for @GlasAmerikeVOA (in BCS) https://t.co/ovn24IPybX

    — James Ker-Lindsay (@JamesKerLindsay) October 28, 2023

    Artikuj të ngjashëm

    EKSKLUZIVE: Ky është Draft-Statuti i Asociacionit që BE-ja ia ka dorëzuar opozitës

    “Zgjedhjet në Veri”, “Asociacioni”, “Marrëveshja finale”, intervista e Kurtit për APA-n

    KMDLNj: Asociacioni të formohet sipas rekomandimeve të Kushtetueses

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.