Sipas vetë politikanëve serbë që kanë lindur dhe jetuar në këtë qytet, Leposaviqi do të ishte shumë më ndryshe, nëse siç thonë ata, do të realizoheshin projektet për të cilat u dhanë paratë, e punët s’u kryen kurrë.
Ndërtesa spitalore, rrugë që lidhë fshatrat, parqe e qendra tjera në shërbim të banorëve, ishin disa nga projektet që nuk u realizuan asnjëherë, ani se pagesat u bënë për to.
Shumica e tyre u dhanë për kompaninë “RAD”, në pronësi zyrtare të Radulle Steviq – e cila është shpallur në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë pronari dhe kompania në fjalë kanë lidhje të forta me tashmë të kërkuarin nga shteti i Kosovës, Millan Radojiciq.
Sipas Radoica Radomirovic, me paratë që u dedikuan për projekte të cilat nuk u nisën asnjëherë të përfundonin në teren, zyrtarë të Listës Serbe, blenë prona dhe villa në Serbi dhe Mal të Zi.
Një rast të tillë se ku shkuan këto para, po e tregon edhe gazetari Bratislav Krstic, të cilën e quan ‘vjedhje të shekullit’.
Veçse ky po thotë se shteti i Kosovës përfitoi bile diçka, raporton Teve1.
E banorët nuk duan të flasin para kamerave, mirëpo prapa tyre një pjesë nga ta thonë se në këtë komunë ka pasur keqpërdorime të mëdha.