Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Keni shpesh ëndrra erotike? Zbuloni çfarë “fshihet” pas tyre

    22/08/2022 22:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Krijuesi i psikanalizës, Sigmund Freud, i kushtoi vëmendje të madhe ëndrrave dhe kuptimit të tyre. Që nga ajo kohë e deri më sot, shumë nga pikëpamjet e Frojdit janë hedhur poshtë, dhe teoritë më të reja shkencore thonë se ëndrrat kryesisht paraqesin probleme që na shqetësojnë në jetën tonë të përditshme, si dhe dilema dhe pyetje me të cilat përballemi.

    Nuk ka asnjë person që të paktën një herë në jetën e tij të mos ketë ëndërruar për marrëdhënie seksuale, si me partnerin, ashtu edhe me të njohur apo edhe të panjohur.Nëse ëndrrat për seksin nuk i interpretojmë vetëm si nevojë për marrëdhënie intime, do të ishte interesante të zbulonim se si ekspertët e interpretojnë këtë lloj ëndrre.

    Ëndrra me ish partnerin

    Është e rëndësishme të theksohet se të bësh seks me ish-partnerin në ëndërr nuk do të thotë se dëshiron të njëjtën gjë në realitet. Në fakt, kjo ndoshta tregon se ju ende nuk keni kryqëzuar rrugët me të dhe se ndoshta keni ende disa ndjenja që fshihen brenda jush, shkruan abcnews.al.

    Megjithatë, kjo ëndërr mund të jetë gjithashtu një shenjë se në marrëdhënien tuaj të re po ndodhin gjëra që kanë ndodhur në atë të mëparshmen, të cilat ju shqetësojnë dhe ndoshta edhe kanë shkaktuar një ndarje. Prandaj “riktheheni” tek ish-partneri në ëndrra, në përpjekje për të zgjidhur problemin nga e ka origjinën.

    Ëndërr me një të panjohur

    Ai i huaj mund të jetë kushdo, dhe ëndrrat si kjo zakonisht sinjalizojnë se marrëdhënia juaj ka hyrë në një periudhë tepër të qetë, madje edhe të mërzitshme, dhe se ju në mënyrë të pandërgjegjshme thjesht po kërkoni për njëfarë eksitimi.

    Marrëdhëniet intime me një të huaj mund të tregojnë gjithashtu se ekziston një frikë nga e ardhmja, domethënë diçka me të cilën do të përballeni së shpejti dhe nga rezultati i së cilës keni frikë.

    Një eksperiencë e pazakontë me partnerin tuaj

    Më shpesh, ëndrrat në të cilat provoni diçka me partnerin tuaj që nuk do ta mendonit kurrë në realitet, tregojnë se keni nevojë për eksitim shtesë në marrëdhënien tuaj. Është gjithashtu e mundur që mendimi për të të emocionon, edhe pse ke thënë se nuk do të provoje kurrë diçka të tillë në realitet.

    Nëse në ëndërr dëshironi ta detyroni partnerin tuaj të bëjë diçka dhe ai refuzon, është e mundur që ju duhet të ndryshoni partnerin tuaj. Prandaj, ëndrrat e tilla mund të jenë një shenjë e keqe, sepse ato tregojnë pakënaqësinë me jetën tuaj të tanishme të dashurisë, për të cilën mund të mos jeni as të vetëdijshëm ose të refuzoni ta pranoni. 

    Të Fundit

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.