Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka kritkuar Qeverinë Kurti që në këto tri vite nuk ka sjell asnjë njohje, por vetëm sanksione e miliona të humbura nga projektet.
“Para vitit 2021 kanë ardhur 117 njohje, e asnjë njohje në kohën kur ju qeverisni s’ka ardhur. E fundit ka ardhur nga deputeti Avdullah Hoti. Qikjo është Kosova juaj që ju e udhëheqni me çnjohje. Pra degradimin në arenën ndërkombëtare.
Në kohën e qeverisjes tuaj kanë ardhur sanksionet, masat, ndëshkimet. Tri vite qeverisje, asnjë njohje. Sanksionet dhe mungesa e 300 milionë eurove që kanë hy çdo vit me projekte në Republikën e Kosovës”.
Rreth asaj se liberalizimi është meritë e Qeverisë Kurti, siç dhe tha deputetit Haxhi Avdyli, Tahiri tha se kushtet për liberalizim ishin mbushur qysh në vitin 2018.
“Si përket liberalizimit, kushtet janë përmbush. Ka qenë padrejtësi e madhe që nga viti 2018. Kanë shku 6 vite prej kur janë përmbush. Ka qenë mungesa e vullnetit politik në Bruksel”, tha Tahiri, të cilit i replikoi deputeti Haxhi Avdyli.
Për të sanksionet nuk janë duke dhënë asnjë lloj efekti, dhe se rezultet në Kosovë siç tha ai po janë të mëdha.
“Ne njohim çdo kontribut të çdo qeveria por ka qenë puna e kësaj qeveria e cila e ka finalizu këtë proces me liberealizimin e vizave. Sa i përket sanksioneve, këto nuk janë duke dhënë kurrfarë efekti, se Kosova është duke bërë marrëveshje. Këto sanksione nuk janë çështje që po ndikojnë drejtëpëdrejtë në Kosovë. Rezultatet janë më të mëdha, se dëmi i sanksioneve”, tha Avdyli.
“Për noterët flasim kur të dush por s’besoj që të konvenon me fol. E din çka ke bo prandaj po them. Temat ku je i përfshim me dy durt në keqpërdorime nuk ki qef me fol mirëpo me që po do flasim kur të dush”, tha Ministrja Haxhiu.
“Sa i përket sanksioneve, e njohjeve që tha Tahiri, me të drejtë qytetarët mund të pysin pse. Sanksione ka pasur për shkak se për herë të parë propaganduesit, terroristët, kriminelët nuk janë lejuar të veprojnë siç kanë vepruar në kohën kur keni qeverisur ju në veri. Kur keni qenë ju i keni leju ata sjelljet agresive të Serbisë mbi territorin e Kosovës. Nuk është larg mendjes që disa prej ish-qeveritarët kanë bashkëpunuar me kontrabandistët. E keni toleru Radojiçiqin. Kur Kosova ka dëshmi që sdo të tolerohen, normal që do vendosen masa se dikujt si paska pëlqy në këtë rast BE-së. Ju i keni toleru ata e nuk i keni prish punë, e as Serbisë se keni qenë në linjë me Serbinë. Tash që ka rend mund të ketë masa, por besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe të drejt”, tha Ministrja Haxhiu.
Tahiri iu kundërpërgjigj duke thënë se është shumë e çuditshme që të dëgjosh një zyrtar shteti, çfarëdo qoftë ai që të thotë se BE-ja na ka vendosur sanksione për shkak se po vendoset rend dhe ligj.
“E çuditshme me dëgju zyrtarin e një shteti, çfarëdo pozite qoftë ai që thotë BE-ja na ka vendos sanksione se po vendosim rend dhe ligj. Qysh mundet me vendos sanksione për këtë. Në këtë Kuvend veç për një njeri e dimë që koordionohet me Radojiçin, veç për shefin e grupit tënd parlamentar. Jo se është Mimoza, por e mban pozitën e shefit të GP dhe ka qenë e detyrume me bo. Qysh e lejuat Radojiçiin pa therrë në këmbë prej një akti terrorist”, tha Tahiri