Këngëtari nga Suhareka, Fidan Gashi ka kumtuar lajmin e hidhur për vdekjen e nënës së tij, shkruan GazetaDemos.
Ai përmes një instastory bëri të ditur se varrimi do të bëhet sot më 31 mars në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Suharekës.
Njoftimi i tij i plotë:
“Nanë, e shtrenjta nanë…, Allahu ta shpërbleftë me xhehnet në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, Varrimi sonte 31.03 në ora 15:00, Suharekë”