Adriatik Kelemendi, gazetar dhe udhëheqës i emisionit “Rubikon” ka kritikuar ashpër Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, duke thënë se do të ishte mirë sikur Latifi ta sillte edhe kompetencën shëndetësore nga Amerika dhe jo vetem kiçin vizuel.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka shtruar pytjen në mënyrë ironike për ministrin Latifi se ” a ia ka fillu punës ende a jo”.
Po ashtu, ai ka komentuar edhe rreth veshjes së ministrit duke shtuar se “kaubojkat” nuk vishen me kravat flutur, dhe se kjo do t’i falej nëse ai do të ishte në biznesin e naftës diku në Texas.
Postimi i plotë:
A ka kush që i tregon këtij ministrit të Shëndetësisë se “kaubojkat” NUK vishen me tesha kat dhe me kravatë flutur!
Ndoshta do t’i falej po të ishte në biznesin e naftës diku në Texas, por ai po na thotë që është ministër i Shëndetësisë në Kosovë.
Do ta falënderonim sikur prej Amerikës të na sjellte edhe kompetencën shëndetësore, jo vetëm kiçin vizuel!
E kur jemi këtu, a ia ka fillu’ punës ende a jo?!