Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, ka komentuar rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij, që u publikua sot.
Kelmendi e ka quajtur alarmante dhe të turpshme këtë rënie.
Tutje, Kelmendi ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të pranojë një mentalitet shtypës.
“Kishim paralajmëruar, nuk dëgjonin!
Kjo përveç se është e alarmante, edhe është e turpshme. Në vitin 2024, Kosova të renditet 19 vende më poshtë për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij është një ndër lajmet më të këqija sivjet. Çfarë zhgënjimi!” – ka shkruar ai.