Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kelmendi pas zjarrit në depon e kompanisë së tij: Hyra me intervenu, gati pësova edhe vetë

    25/03/2023 11:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të kompanisë Elkos e cila është në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi.

    Dëmet llogariten të jenë të mëdha. E nga zjarri thotë se ka mundur të pësoj edhe vet afaristi Kelmendi.

    Ai ka shpjeguar se si hyri në depo për ta shuar zjarrin, e që desh e pësoi edhe vet. E lëndime nga zjarri kanë marrë tetë persona.

    “Unë edhe vet hyna me intervenu, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra me intervenu me aparatat me ato gjanat, por veçse ishte e kote. Depoja- magazina është 200 mijë metra katrorë. Më e madhja në Kosovë e në regjion. Në momentin kur zjarri ka kapluar depon, nuk ka qenë askush”, ka thënë Kelmendi pë Nacionalen.

    Tutje ai ka treguar se në momentin kur depo është kapluar nga zjarri, brenda nuk ka qenë askush.

    “Ende nuk poe dimë shkaktarin. Këta personat që janë lëndu kanë qenë prej objekteve tjera që kanë hy me e ndalë zjarrin, që kanë tentu me vepru”, ka thënë Kelmendi.

    E nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës thanë se në vendngjarje ka dalë policia e zjarrfikësit.

    “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.

    Tutje nga Spitali i Pejës kanë njoftuar se si pasojë e zjarrit në depon e ELKOS-it për momentin janë duke u trajtuar tetë pacientë.

    Sipas njoftimit, pacientët janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.”

    Artikuj të ngjashëm

    Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Dita e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe liderët politikë e ushtarakë të UÇK-së

    Zjarri në depon e kompanisë së Ramiz Kelmendit, paralajmërohet ndërtimi i objektit të ri

    Ramiz Kelmendi: Dëmi nga zjarri në depo afër 35 milionë euro

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.